Pas lekundjeve te termetit qytetaret dalin nga shtepite

Pas lekundjeve te termetit qytetaret dalin nga shtepite

235
SHPËRNDAJE

TIRANË – Lëkundje të forta tërmeti u regjistruan mbrëmjen e sotme në vend. Lëkundjet u ndjenë më disa qytete përfshi kryeqytetin.

Në foto qytetarë të shumtë shihet të kenë dalë jashtë banesave të tyre.

Referuar të dhënave zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes lëkundjet kanë shkaktuar dëme të lehta më Xibër të Dibrës, por fatmiresisht pa të lënduar ne njerez.

Sipas të dhënave paraprake nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile dhe Igjeum, lëkundje tërmeti me magnitudë 4.7 Richter, me epiqendër 3 km në jug të Klosit janë ndier në të gjithë territorin e Shqipërisë. Sipas të dhënave të deritanishme raportohen disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos. Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha Bashkitë e vendit

S'KA KOMENTE