Pas lajmit te bujshem te ndalimit ,ka reaguar Alket Rizai , ja...

Pas lajmit te bujshem te ndalimit ,ka reaguar Alket Rizai , ja e verteta!

9207
SHPËRNDAJE

Sot u publikua në media, një ngjarje që ka shokuar mediat greke dhe ato shqiptare.

Një BMW me xhama të zinj kishte tërhequr vëmendjen e policisë dhe menjëherë patrulla po e ndiqte

Qytetarët në zonën e Lamias dhe policia që kishte bërë postbllok u shokuan kur pa pasagjerin e makinës. Ai hapi derën dhe ishte Alket Rizai. 

Shqiptari që ka shokuar Greqinë me arratisje nga më spaktakolaret kishte marrë leje nga burgu Domokou. Duke folur sot për Report tv, Rizai tha se është në gjendje të mirë, në shtëpinë e tij dhe se arsyeja që e ndaluan ishte vetëm për maskën mbrojtëse ndaj Covid-19, të cilën nuk e kishte.

“Jam shumë mirë jam në shtëpi. Lajmet janë kot pa lidhje për një maskë na ndaluan dhe e bën tragjike kaq ishte muhabeti. Unë jam me leje e shkoj ditë për ditë në polici paraqitem. S’ka asnjë lajm të tillë këtu qe unë jam larguar s’kam pse largohem”, tha ai.

Shoferi i makinës luksoze të blinduar ishte një nga njerëzit më të njohur të jetës së natës në Athinë, një tjetër 36 vjeçar me origjinë shqiptare. Pas verifikimeve, doli se personi që e shoqëronte Alket Rizain ishte i shumëkërkuar për vrasje dhe vepra të tjera kriminale

36-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në Stacionin e Policisë Fthiotida, ku qëndroi deri në mbrëmje, kur një ekip special policie mbërriti nga Athina për ta marrë atë.

S'KA KOMENTE