Pas aksidentit tragjik te sotëm në Fier-Vlorë shperthen rrjeti social,thirret një protestë...

Pas aksidentit tragjik te sotëm në Fier-Vlorë shperthen rrjeti social,thirret një protestë përpara 2 ministrive

1927
SHPËRNDAJE

Në rrjetet sociale është thirrur një protestë përpara ministrisë së brendshme dhe asaj të transportit, pas aksidentit tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në Fier-Vlorë, ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi.

Qytetarë të shumtë bëjnë thirrje që në orën 20:00 të mbrëmjes, protesta të mbahet përpara dy ministrive, dhe pjesëmarrësit të shtrihen në rrugë njësoj si të ishin të vdekur.

Njoftimi në rrjetet sociale:

Te pakten per nje dite ti leme qoftet dhe birrat nga tendat tek sheshi “Skenderbej” dhe te transferohemi pak nga Min.Brendeshme dhe Min. Transportit. Ne shenje reagimi mbi aksidentet rrugore ne vend, te mblidhemi tek keto dy vende dhe te shtrihemi ne toke “si te vdekur” duke dhene nje mesazh sensibilizues mbi ngjarjet e fundit. Eshte momenti per te reaguar. Sot ne ate aksident mund te isha une, ti apo kushdo nga ne! Sot ora 20:00 duhet te jemi te gjithe bashke ne shenje proteste dhe ndergjegjesimi

Eduart Gushi, 44 vjeç, Silvana Gushi, 33 vjeç, Anastasia Gushi, 14 vjeçe, dhe Eva Gushi, 9 vjeçe ishin viktimat e një aksidenti të tmerrshëm mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Vlorë, ku mjeti audi që drejtohej nga i riu Igli Madani i përplasi fuqishëm nga pas, duke shuar një familje të tërë.

S'KA KOMENTE