Pas 25 vitesh lirohet anëtari i mafias qe aktivizoi telekomandën për vrasjen...

Pas 25 vitesh lirohet anëtari i mafias qe aktivizoi telekomandën për vrasjen e Falcones

206
SHPËRNDAJE

Pas 25 vitesh burgim është liruar anëtari i mafias,  Giovanni Brusca, i cili njihej për besnikërinë ndaj kreut të bosit të Cosa Nostra, Toto Riina.

64-vjeçari ka arritur të fitojë lirinë për shkak të ligjit të 13 shkurtit 2001, falë të cilit ai mbaroi vuajtjen e dënimit me burg për shtetin Italian.

Pas bashkëpunimit me sistemin e drejtësisë, Brusca mori zbritje të dënimit të parashikuar nga ligji.

Ai ka mbaruar vuajtjen e dënimit dhe që nga sot ish vrasësi i Cosa Nostra, i cili më 23 maj 1992 aktivizoi telekomandën për masakrën e Capaci është një njeri i lirë.

Lirimi i tij ka shkaktuar zemërim në qytetarët, politikanë dhe të afërmit e viktimave të tij, të cilët e konsiderojnë këtë vendim si të padrejtë.

Ish-shefi i cili më 23 maj 1992 përdori telekomandën që shkaktoi masakrën e Capaci, duke vrarë gjyqtarin Giovanni Falcone, gruan e tij Francesca Morvillo dhe tre agjentët e shoqërimit Rocco Dicillo, Vito Schifani dhe Antonio Montinaro, u arrestua në 1996 në provincën e Agrigento dhe pas disa vitesh ai filloi të bashkëpunojë me sistemin e drejtësisë.

Për mediat italiane, e veja e oficerit të policisë, Antonia Montinaro e revoltuar ndaj këtij vendimi ka thënë se e “gjithë Italia duhet të zemërohet”.

“Unë jam e zemëruar, jam me të vërtet e zemëruar. Shteti po ecen kundra nesh”, tha ajo.

S'KA KOMENTE