Partia Demokratike shkon në zgjedhje, më 13 qershor zgjidhet kryetari i ri

Partia Demokratike shkon në zgjedhje, më 13 qershor zgjidhet kryetari i ri

301
SHPËRNDAJE

Me 13 qershor është propozuar të jenë zgjedhjet për kryetarin e ri të PD.

Sekretari i Përgjithshëm, Bardhi ka deklaruar se procesi hapet më 16 maj deri më 22 maj, më 23 paraqiten kandidaturat dhe më 13 qershor është dita e zgjedhjeve.

‘’Sekretari i Përgjithshëm i PD ka deklaruar se hapet procesi zgjedhor për zgjedhjet e kryetarit të PD. Nisja e procesit do të jetë më 16-22 maj. Paraqitja e kërkesës, 23 maj për përzgjedhjen e kandidatëve dhe 24-11 qershor. 13 qershor dita e zgjedhjeve për kryetarin e ri të PD. ‘’

Kryesia e PD ka propozuar emrat për Komisionin që do të jetë përgjegjës për zgjedhjet për kryetarin e demokratëve.

Jemin Gjana është propozuar për kryetar ndërsa për anëtarë Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Eno Bozdo, Mimoza Hasekiu, Albert Avduli dhe Gjokë Vuksani.

Ndërkohë që Ervin Minarolli dhe Lulzim Omuri janë propozuar për të qenë ndihmës/anëtarë në këtë Komision që do të ketë rolin e një ‘’KQZ’’-je në këto zgjedhje të brendshme të PD.

S'KA KOMENTE