Partia Demokratike do të kërkojë në KAS rivotimin në 9 qarqe të...

Partia Demokratike do të kërkojë në KAS rivotimin në 9 qarqe të vendit

189
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ka deklaruar se nuk do t’i njohë zgjedhjet e 25 prillit, ndaj PD ditën e dielë do të hedhë hapin e parë për t’iu përmbajtur deklaratës së kryedemokratit.

Mediat bëjnë me dije se PD do të dorëzojë në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve kërkesën për rivotim në 9 qarqe të vendit, duke njohur rezultatin vetëm në qarqet e Dibrës, Lezhës dhe Shkodrës.

Ekspertët ligjorë të Pd kanë mbledhur prova për parregullsitë gjatë procesit të votimit dhe numërimit, ndërsa pretendojnë se PS ka përdorur burimet shtetërore për manipulimin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Kujtojmë se pak ditë më parë KQZ ka miratuar rezultatin e zgjedhjeve, ku Partia Socialiste mori 74 mandate, Partia Demokratike 59, LSI 4 dhe PSD 3 mandate.

S'KA KOMENTE