Parlamenti i BE-së: Të nisin bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë...

Parlamenti i BE-së: Të nisin bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut!

18
SHPËRNDAJE

Parlamenti i Europian i bëri thirrje Këshillit Europian të nisë sa më parë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut bisedimet e anëtarësimit në BE.

Në një njoftim për shtyp (19.05) të Parlamenti i BE (PE) bëhet me dije që “në seancë plenare euro parlamentarët miratuan raportin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut (MV)lidhur me progresin e tyre drejt anëtarësimit në BE.” Anëtarët e Parlamentit Europian nxitën gjithashtu Bullgarinë dhe MV të zgjidhin mosmarrëveshjen historiko – kulturore mes tyre pa e lidhur atë me procesin e anëtarësimit të MV në BE.

Shqipëria- partnere strategjike e BE-së

Raporti i PE për Shqipërinë u miratua me votat pro të 519 eurodeputetëve nga 599 syresh të pranishëm në seancën plenare të ditës së enjte. Në njoftimin për shtyp të PE theksohet që „eurodeputetët vlerësojnë orientimin strategjik dhe angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin evropian dhe shprehin mbështetjen e tyre të qartë për transformimin demokratik të vendit dhe aspiratën për anëtarësim në BE.”

Isabel Santos, raportuesja e PE për Shqipërinë, citohet të ketë thënë që “Shqipëria mbetet një partnere strategjike plotësisht e besueshme dhe e përkushtuar, që vazhdon të ecë përpara me reformat themelore në lidhje me BE-në dhe po përmbush kushtet për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit. Është e drejtë që Këshilli Europian më në fund të hapë negociatat e vonuara me Shqipërinë. Europa nuk mund të zhgënjejë popullin shqiptar që është përpjekur të zbatojë të gjitha hapat e nevojshme për pranimin. Është koha për të kaluar në negociata formale dhe mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë sa më parë brenda Presidencës Franceze të Këshillit Europian.”

Eurodeputetët vunë në dukje se mos hapja e negociatave nga Këshilli Europian, në kushtet kur të dyja vendet kanë plotësuar kushtet e vendosura prej tij „ka dëmtuar reputacionin e BE në sytë e publikut dhe përbën një rrezik për politikën e zgjerimit në tërësi.”

Michel: Krijimi Bashkësisë gjeopolitike Europiane

Votimi në PE pro hapjes së bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe MV ndodh në një kohë kur Presidenti i Këshillit Europian, (KE) Charkes Michel, një ditë më parë, të mërkurën, (18.05) propozoi në Bruksel, në Komitetin Social dhe Ekonomik Europian „krijimin e një bashkësie gjeopolitike ku do të përfshihen vendet europiane që ende nuk janë anëtare të BE, që nënkupton edhe vendet e Ballkanit Perëndimor (BP). DW

S'KA KOMENTE