Parlamenti Europian voton pro hapjes së negociatave në qershor per Shqiperine

Parlamenti Europian voton pro hapjes së negociatave në qershor per Shqiperine

144
SHPËRNDAJE

Parlamenti Evropian voton raportin e prezantuar nga Knut Fleckenstein për Shqipërinë me 459 vota pro, 112 kundër.

Raporti i Raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein mori 62 abstenime.

“BE duhet të mbajë fjalën për hapjen e negociatave. Hapja negociatave do të ndodhë verën e ardhshme. Duhet të vijojë reforma në Drejtësi. Të ketë rezultate në luftën kundër krimit të organizuar.”- u shpreh Flancenstein.

Ky raport mbështet rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave për Shqipërinë në qershor të vitit të ardhshëm.

“Mbështesim plotësisht rekomandimin e Komisionit që të hapen negociatat e pranimit për Shqipërinë në qershor të 2019. Inkurajojmë Shqipërinë për të ruajtur ritmin e zbatimit të reformave. Mirëpresim miratimin e Kodit të Sjelljes së Parlamentit Shqiptar, i cili do të rrisë integritetin dhe transparencën e procesit parlamentar dhe besimin e publikut. Kërkojmë zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet. Nevojitet një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe në kohë me qëllim rritjen e besimit të publikut në procesin zgjedhor. Reforma zgjedhore të adresojë pretendimet për financime të paligjshme të padeklaruara të partive politike.
Mirëpresim punën e Komitetit Ad-hoc për Reformën Zgjedhore të Parlamentit Shqiptar lidhur me pavarësinë dhe depolitizimin e administratës zgjedhore, transparencën në financimin e fushatës, regjistrimin e votuesve, përdorimin e teknologjive të reja të votimit dhe votimin e emigrantëve. Reforma të miratohet me konsensus dhe në kohën e duhur para zgjedhjeve vendore të 2019. Kandidatët me probleme penale të përjashtohen nga listat dhe nivelet e qeverisjes”, thuhet në raportin e PE.

Përmes një postimi në Twitter, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se raporti në fjalë është hartuar nga eurodeputeti Knut Fleckenstein. Mësohet se PE i ka dhënë mbështetje rekomandimit për çeljen e negociatave për në BE.

“Parlamenti Europian ka votuar me 459 vota pro në favor të raportit të vitit 2018 për Shqipërinë. Ky raport mbështet plotësisht rekomandimet e Komisionit Europian që lejon hapjen e negociatave në njohje të përpjekjeve për zbatimin e reformave të bëra nga Shqipëria”, shkruan Balla në rrjetin social.

S'KA KOMENTE