Paralajmërimi i Ramës: Do verifikojmë të ardhurat me stilin e jetesës

Paralajmërimi i Ramës: Do verifikojmë të ardhurat me stilin e jetesës

326
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se së shpejt do të nisë verifikimi i pagës së deklaruar dhe stilit të jetesës, me synim që të parandalohen evazionet fiskale. Sipas Ramës, nuk mund të shtëpi e makina të shtrenjtë, për sa kohë ke një rrogë që nuk i justifikon ato.

“Ne do shkojmë në tutje në ballafaqimin e pagave te deklaruara me stilin e jetesës, kjo vlen për ata që marrin paga të larta dhe që i shmangen deklarimeve në mënyrë të ndryshme, ka një axhustim për tu bërë, me mbylljen e asaj hapësire ku luhet nga individët për tu shfaqur si subjekte fizike, por përtej kësaj do ecim me kontrolle që synojnë gjetjen e boshllëqeve midis deklarimit të ardhurve dhe stilit të jetesës”, tha kreu i qeverisë.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Në kushtet e sotme, ku është një situatë e ngarkuar për shkak të pasojave të luftës, në të gjithë zinxhirin tregtar, dhe mbi çmimet, çka e kemi konstatuar të gjithë, është një kohë kur ata që kanë më shumë duhet me patjetër të kontribuojnë më shumë, që barra të ndahet sa më drejtë dhe për më tepër është një kohë kur të gjithë bizneset duhet të hedhin një hap më tutje për të normalizuar marrëdhëniet me punëmarrësit e tyre për të formatizuar pagat e tyre, dhe për të mos ngrënë pensionin e tyre, si mund të hahet pensioni i tjetrit?!

Ne do bëjmë një punë intensive lidhur me kontratat, ministria ka nisur me disa raste specifike dhe po punojmë, për mbështetje të punëmarrësve dhe ndihmuar punëdhënësit për kontratat që garantojnë dy palët.

S’mund të kemi kontrata si ato që kemi verifikuar. Në sektorët me risk më shumë se gjysma kanë kaluar mbi pagën minimale si pasojë e këtij korrektimi.

Ne do shkojmë në tutje në ballafaqimin e pagave te deklaruara me stilin e jetesës, kjo vlen për ata që marrin paga të larta dhe që i shmangen deklarimeve në mënyrë të ndryshme, ka një axhustim për tu bërë, me mbylljen e asaj hapësire ku luhet nga individët për tu shfaqur si subjekte fizike, por përtej kësaj do ecim me kontrolle që synojnë gjetjen e boshllëqeve midis deklarimit të ardhurve dhe stilit të jetesës.

S’mund të kesh të ardhura X dhe të kesh shtëpi e vetura që nuk bëhen kurrë me ato të ardhura. Ne do e kthejmë këtë mbështetje në masa ligjore për të cilat do të flasë ministrja.

S'KA KOMENTE