Paralajmërimi i Metes: Askush të mos guxojë të cënojë apo të tjetërsojë...

Paralajmërimi i Metes: Askush të mos guxojë të cënojë apo të tjetërsojë votën!

129
SHPËRNDAJE

Presidenti i vendit Ilir Meta, ka dhënë sonte një mesazh për qytetarët, ku u sugjeron “të relaksohen pas procesit të mrekullueshëm të votimit”, siç e quan ai.

Në një postim në Facebook, Kreu i Shtetit shprehet se tashmë përgjegjësia u takon komisionerëve dhe numëruesve.

Ai paralajmëron që askush të mos guxojë të cënojë procesin apo të prekë votën. Sipas tij sondazhet e deklaruara deri më tani janë me prapavija partiake.

“Të gjithë qytetarët të relaksohen tani, pas këtij procesi të mrekullueshëm votimi.

Tani është përgjegjësia e komisionerëve dhe e numëruesve.

Askush të mos guxojë të cenojë këtë proces madhështor elektoral për llogari meskine!

Asnjë votë nuk mund të tjetërsohet!

Sondazhet, që jepen, kanë vetëm prapavija partiake dhe ju do të argëtoheni me to në fund të procesit. Qetësi dhe paqe tani për të gjithë ju!

Shqipëria ka Fituar dhe shumë shpejt do çelim negociatat për anëtarësim”, shkruan Meta.

S'KA KOMENTE