Pandemia në Shqipëri; Në 2020 rritja më e lartë e vdekjeve në...

Pandemia në Shqipëri; Në 2020 rritja më e lartë e vdekjeve në Europë

50
SHPËRNDAJE
Mjeke dhe infermiere duke transportuar me barrele nje pacient te semure te dyshuar me koronavirus qe erdhi nga Spitali Universitar Shefqet Ndroqi (sanatoriumi), ne Sherbimin Infektiv ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza, QSUT, i cili eshte kthyer ne karantine per te infektuarit me koronavirus COVID-19. Ministria e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale ka konfirmuar 42 raste me koronavirus ne Shqiperi deri me tani ndersa qeveria shqipetare ka nderprere te gjitha aktivitetet sociale deri me 3 prill dhe u ka kerkuar njerezve qe te qendrojne ne shtepi. /r/n/r/nDoctors and nurses carry barrel of a suspected coronavirus patient who came from Shefqet Ndroqi University Hospital to the Infectious Disease Ward at Mother Teresa University Hospital Center, QSUT, which has been turned into quarantine for those infected with coronavirus COVID-19. Ministry of Health and Social Protection confirmed 42 cases of coronavirus in Albania so far, while the Albanian government suspended all social activities until April 3.

Pandemia e Covid-19 ka rezultuar më fatale në Shqipëri se në gjithë shtetet e tjera të Europës.

Të dhënat nga Eurostat, INSTAT dhe institutet statistikore të rajonit, të përpunuar nga Monitor, tregojnë se në vitin 2020, Shqipëria shënoi rritjen më lartë të vdekjeve në Europë, në krahasim me mesataren e 2016-2019.

Sipas INSTAT, në vitin 2020 janë shënuar gjithsej 27,605 humbje jete, me rritje prej 26.4% në krahasim me mesataren e 2016-2019, duke shënuar dhe nivelin më të lartë historik të jetëve të humbura në një vit.

Shteti i dytë në Europë, me rritjen më të lartë të fataliteteve është Maqedonia, me 22.5%. Maqedonia e Veriut, me një popullsi gati 30% më të ulët sesa ne, ka raportuar çdo ditë humbje jete nga pandemia shumë më të larta sesa institucionet shqiptare. P.sh., në 14 janar 2021, kishte deklaruar gjithsej 2.635 raste të vdekjes, përkundrejt 1241 në Shqipëri. Mediat në Maqedoni pohojnë se numri i vdekjeve të deklaruara ka qenë i lartë, për shkak të raportimit të plotë që bëjnë autoritetet.

Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut jep të dhëna javore shumë më të detajuara se institucionet shqiptare për incidencën, moshën e vdekjeve, sëmundjeve shoqëruese, simptomat, madje edhe ku ato ndodhin (94% në spital dhe 6% në shtëpi, deri në 10 janar).E treta me rritjen më të lartë të vdekshmërisë në Europë renditet Kosova me 22.1%, duke i bërë të tre vendet e rajonit më të brishtat ndaj pandemisë, çka ekspozon dobësitë e sistemeve shëndetësore përkatëse. Edhe Kosova ka pasur raportime zyrtare për jetët e humbura nga Covid-19 më të larta sesa Shqipëria.

Në Bashkimin Europian, rekordin për rritjen e fataliteteve e mban Polonia, me një rritje prej 20.7% dhe më pas Spanja me 20.3%, e Sllovenia me 19.9%, e ndjekur nga Çekia me 18.7%. (Shiko grafikun: Rritja e vdekjeve në % në 2020-n, në raport me mesataren 2016-2019 dhe tabelën Vdekjet në Europë).

Belgjika, e cila raporton dhe nivelet më të larta zyrtare në Europë për 1 milion banorë, është e teta në Europë për rritjen e fataliteteve (ky shtet ka një raportim të mirë të pasojave të Covid-19).

Italia, vatra e parë e Covid-19, kishte një rritje të vdekshmërisë me 17.1%, në krahasim me mesataren e 2016-2019. Të dhënat e tjera të Institutit Statistikor të Italisë (ISAT), tregojnë se pasojat e pandemisë ishin më të fortat në Italinë e Veriut, sidomos në Bergamo, ku jetët e humbura u rritën me 60% në 2020-n, në krahasim me mesataren 2015-2019, Cremona (+52.7%), Brescia (+40.6%). Në Milano, fatalitetet u rritën me 32%. Ndërsa në pjesën më të madhe të zonave të Jugut, rritja ishte një shifrore. Italia kishte muajt më të vështirë në mars dhe prill, me rritje totale të fataliteteve përkatësisht 48.4% dhe 40.6%. pas një qetësimi të ndjeshëm nga maji në shtator, vala e pandemisë u përkeqësua sërish në tetor (+16%0, për të kulmuar në nëntor (+52%) , ndërsa në dhjetor jetët u humbura u shtuan me rreth 29%.

S'KA KOMENTE