Panasonic krijon veshjen e fasades qe prodhon energji

Panasonic krijon veshjen e fasades qe prodhon energji

36
SHPËRNDAJE

Panasonic ka zhvilluar një prototip për dritaret që gjenerojnë energji me qeliza diellore Perovskite që mund ta shndërrojnë fasadën në burim energjie të rinovueshme.

Ndërsa xhamat thithin drejtpërdrejt energjinë nga dielli duke mbrojtur brendësinë e ndërtesës nga rrezet e tij, ato gjenerojnë energji elektrike dhe fuqizojnë automatikisht ndërtesën dhe pajisjet e saj.

Panasonic ka nisur zbatimin afatgjatë dhe demonstrimin e xhamit fotovoltaik me qeliza diellore Perovskite, i cili përfshin teste teknike që do të zgjasin më shumë se një vit. Panasonic synon të krijojë xhama të integruar me qelizat diellore Perovskite.

Dizajni vendos drejtpërdrejt shtresën fotovoltaike në nënshtresë, duke krijuar xhamin që gjeneron energji. Në këtë mënyrë, sa herë që ndërtesat përdorin këto dritare fotovoltaike me qeliza diellore, ato përdorin drejtpërdrejt fuqinë e diellit në të gjithë arkitekturën dhe jo vetëm në çati.

Perovskiti është i njohur për aftësinë e tij për të thithur në mënyrë efikase rrezet e diellit dhe nevojën e reduktuar për trajtim me nxehtësi të lartë, që do të thotë se mund të prodhohet me shumë më pak energji, duke i bërë ato më të lira dhe më të qëndrueshme.

S'KA KOMENTE