Pamje shqetësuese nga Elbasani, qytetarët harrojnë pandeminë

Pamje shqetësuese nga Elbasani, qytetarët harrojnë pandeminë

94
SHPËRNDAJE

Pamje shqetësusese vijnë nga Elbasani në këtë 14 mars, Ditë Vere.

Dita e Verës ruhet dhe festohet “madhërishëm” në qytetin e lashtë të Elbasanit, por edhe në shumë qytetet të tjera. Qytetarët nga rrethet, por jo vetem çdo vit udhëtojnë drejt Elbasanit për të shijuar festën e Ditës së Verës.

Si duhet qytetarët edhe këtë vit nuk e kanë “tradhtuar” traditën.

Me qindra qytetarë shihen në qendër të qytetit, duke harruar se jemi në një kohë pandemie. Ata shihen grumpull teksa shijojnë muzën apo edhe aktivitetet e ndryshme. Qytetarët në rrugë janë shumica pa maska dhe nuk respektojnë distancën socilale, duke u kthyer në një rrezik për rritjen e infektimeve.

Pak më parë burime për media bënë me dije se pritet të ketë një shtim të patrullave për monitorimin e situatës në terren.

Gjithashtu do të jenë në vëzhgim të gjithë qytetarët që të mbajnë maskën, gjatë qëndrimit në ambientet jashtë shtëpisë.

S'KA KOMENTE