Pamje apokaliptike nga permbytjet ne Gjermani, shkon ne 103 numri i viktimave

Pamje apokaliptike nga permbytjet ne Gjermani, shkon ne 103 numri i viktimave

333
SHPËRNDAJE

103 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve katastrofike në Gjermani. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka premtuar mbështetje të plotë për familjet e viktimave.

Sipas liderëve politikë, kushtet ekstreme atmosferike janë shkaktuar nga ndryshimet klimatike. Ekspertët thonë se ndryshiemi i klimes pritet të rrisë fenomenet ekstreme të motit, por lidhja e një fenomeni të vetëm me ngrohjen globale është e ndërlikuar.

Shumë rrugë e vendbanime janë përmbytur dhe nga pamjet e publikuara në rrjet shihet se një gropë gjigande është  hapur në Erftstadt-Blessemm.

Edhe Belgjika ka raportuar të paktën 12 të vdekur pas motit ekstrem që ka goditur vendin. Probleme raportohen dhe në Holandë e Luksenburg.

S'KA KOMENTE