Pak minuta para protestës, Policia formon kordon përpara te Kryeministria

Pak minuta para protestës, Policia formon kordon përpara te Kryeministria

125
SHPËRNDAJE

Teksa pak minuta na ndajnë nga protesta e thirrur nga opozita, Kryeministria tashmë është blinduar nga forcat e shumta policore.

Policia e Shtetit ka formuar kordonin përpara godinës së Kryeministrisë, pak minuta përpara se të nisë zyrtarisht protesta e thirrur nga opozita.

Të tjerë punonjës policie janë vendosur në tarracën e Kryesisë së Kuvendit për survejim.

Qindra efektivë të policisë së shtetit janë vendosur përpara Kryeministrisë, Teatrit Kombëtar dhe Piramidës për protestën e thirrur nga opozita, e cila nis në orën 12:00.

Po ashtu janë blinduar dhe dyert e Kryeministrisë, dhe është hequr edhe kërpudha që të mos dëmtohet dhe janë lyer me graso të gjitha shtyllat ku ndodhen kamerat e survejimit.

S'KA KOMENTE