Pajisje identifikimi elektronik , ja si do votohet ne Fier dhe ne...

Pajisje identifikimi elektronik , ja si do votohet ne Fier dhe ne gjithe Shqiperine

414
SHPËRNDAJE

Sot në ambjentet e Palestres se Shkolles artistike Jakov Xoxa ne Fier eshte demonstruar pajisja elektronike e identifikimit të zgjedhësve (PEI) që do të përdoret në zgjedhjet e datës 25 prill 2021.

Sipas nenkomisioneres shteterore te zgjedhjeve Lealba Pelinku per identifikimin e zgjedhësve do të implementohet Sistemi Elektronik i Identifikimit të Votuesve (SEIV) dhe do të përdoren Pajisje Elektronike të Identifikimit (PEI) të vendosura në çdo qendër votimi, të cilat do të sigurojnë identifikimin e saktë të zgjedhësve, bazuar në regjistrin elektronik të mbajtur në pajisje.

Për të prezantuar mënyrën se si pajisja do të funksionojë në ditën e votimit, KQZ eshte simuluar një proces votimi

Testimi i pajisjes u krye nga dhjetra zgjedhës të rekomanduar për të qënë testues nga partitë politike

Sipas Pelinkut Identifikimi elektronik i zgjedhësve do të parandalojë votimin e shumëfishtë dhe votimin për llogari të personave të tjerë.
Pajisja siguron evidentimin qartë dhe në mënyrë të pakontestueshme rastet e mësipërme.

Zgjedhësi në ditën e votimit do të paraqitet në qendrën e tij të votimit me letërnjoftim ose pasaportë biometrike, për tu identifikuar përmes pajisjes PEI, ku përvec dokumentit të identifikimit do të lërë edhe gjurmët daktiloskopike (shenjat e gishtërinjve), të cilat do të shërbejnë për evidentuar rastet e votimit të paligjshëm.Neoalb

S'KA KOMENTE