Pa leje drejtimi dhe të dehur, arrestohen 10 shofer ne Fier

Pa leje drejtimi dhe të dehur, arrestohen 10 shofer ne Fier

578
SHPËRNDAJE

DVP Fier

Drejtojnë mjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, arrestohen në flagrancë 10 shtetas.

Policia Rrugore e Fierit, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt.

Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, falë dhe bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në 112 e në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 10 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, janë pezulluar 5 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Janë vendosur 1531 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:

  • 122 masa për tejkalim shpejtësie;
  • 291 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
  • 34 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
  • 156 masa për përdorimin e aparatit celular;
  • 407 masa për parakalime të gabuara;
  • 160 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;
  • 9 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;
  • 352 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Fierit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

S'KA KOMENTE