OSSH aplikon për rritje të tarifës së shpërndarjes së energjisë për bizneset

OSSH aplikon për rritje të tarifës së shpërndarjes së energjisë për bizneset

102
SHPËRNDAJE

Në aplikimin që Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, ka bërë pranë ERE për vitin 2022 parashikohet që tarifa e shpërndarjes së energjisë për bizneset e lidhur në tension 35 kilovolt që aktualisht është 1.5 lekë është kërkuar të rritet me të paktën 74 për qind duke e çuar atë në 2.61 lekë për çdo kilovat/orë energji të transmetuar.

Për bizneset që furnizohen në 20 kilovolt tarifa është kërkuar të rritet me 2.3 për qind në raport me tarifën ekzistuese. Numri i bizneseve që aktualisht përdorin shërbimin e shpërndarjes në këtë nivel tensioni në mënyrë të pavarur është ende i ulët, por numri i tyre pritet të rritet me të paktën 7 mijë për shkak të vazhdimit të procesit të liberalizmit, një hap që është deklaruar tashmë dhe nga qeveria.

Nga janari 2022 këto biznese do të përballen njëkohësisht me çmimet e energjisë në tregun e lirë që janë në nivele rekord si dhe me tarifën e shpërndarjes që do ta paguajnë më vete pranë OSSH. Po kështu tarifa e shpërndarjes për ata që janë të lidhur në tension 0.4 është kërkuar që të shkojë në 6.63 lekë per kilovat/ore me një rritje 34 për qind në raport me ekzistuesen.

Ashtu sikurse deklaruar për familjarët duket se nuk do të ketë ndryshim të çmimit të energjisë pasi nuk eshte bere aplikim per kete kategori. Aplikim për rritje çmimi ka bere edhe Operatori I sistemit te transmetimit, I cili ka kekruar qe Tarifa mesatare 3 vjecare e transmetimit të jetë 1.47 leke/këh”, nga 0.75 lekë qe eshte aktualisht. Kerkesat do merren ne shqyrtim nga ere, dhe me pas do te vendoset.

S'KA KOMENTE