Operacioni policise Fier,5 te arrestuar, sekuestrohen kokaine dhe canabis

Operacioni policise Fier,5 te arrestuar, sekuestrohen kokaine dhe canabis

3733
SHPËRNDAJE

Fier

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni policor i koduar “Ofiçina”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca Operacionale në DVP Fier.

Vihen në pranga 5 shtetas të cilët u kapën në flagrancë duke shkëmbyer lëndë narkotike.

Sekuestrohet kokainë, 7 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, 5 automjete dhe 6 aparate celularë.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca Operacionale në DVP Fier pas një punë të mirorganizuar, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore se një lokal në fshatin Ofiçinë, Patos ishte përshtatur si ambient për mbajtjen, përdorimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Ofiçina”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve F. Dh. (A)., 47 vjeç, L. G., 50 vjeç, I. N., 30 vjeç, D. K., 45 vjeç, banues në Patos dhe S. T., 49 vjeç, banues në Mallakastër.

Këta shtetas janë kapur në ambiente e lokalit në pronësi të shtetasit D. K në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike.

Gjatë operacionit, forcat policore gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, 6 doza kokainë, 6 aparate celularë dhe 5 automjete.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

S'KA KOMENTE