Operacioni “Informaliteti”ne Fier prangos nje 56 vjecar

Operacioni “Informaliteti”ne Fier prangos nje 56 vjecar

2711
SHPËRNDAJE

Fier

Vihet në pranga një shtetas, në kuadër të operacionit policor të koduar “Informaliteti”.

Ushtronte në mënyrë të kundërligjshme, aktivitetin e këmbimit valutor, vihet në pranga kambisti.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Fier, në vijim të punës për goditjen e krimeve ekonomike dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Informaliteti”, arrestuan në flagrancë shtetasin R. I., 56 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në rrugë, në lagjen “Apollonia”, duke ushtruar veprimtarinë si kambist, pa licencën përkatëse.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan shuma parash, të valutave të ndryshme, të cilat shtetasi R. I. i kishte përfituar nga ky aktivitet i kundërligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

S'KA KOMENTE