Operacioni antidroge ne Mallakaster, arrestohet 39 vjecari

Operacioni antidroge ne Mallakaster, arrestohet 39 vjecari

3459
SHPËRNDAJE

Mallakastër

Një tjetër operacion antikanabis i finalizuar me sukses nga Komisariati i Policisë Mallakastër.

Finalizohet pas një hetimi dyjavor, operacioni policor i koduar “River”, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Gjenden dhe sekuestrohen 70 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i kultivimit që tentoi të largohet nga vendi i ngjarjes.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, efektivët e Komisariatit të Policisë Mallakastër kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit. Si rezultat i një hetimi dyjavor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, është finalizuar operacioni policor i koduar “River”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-E. G., 39 vjeç, banues në fshatin Lapulec, Mallakastër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Gjatë këtij operacioni, në një sipërfaqe toke të pyllëzuar, në fshatin Lapulec, anës lumit Gjanica, u gjetën të kultivuara 70 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Shtetasi E. G. u gjet, si rezultat i kontrolleve nga shërbimet e Policisë, në vendin ku ishin kultivuar bimët narkotike. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor i kultivimit të bimëve të dyshuara narkotike cannabis sativa.

39-vjeçari, sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por falë ndërhyrjes së menjëhershme të punonjësve të Policisë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE