OKB mbledh Asamblenë e Përgjithshme per luften ne Ukraine

OKB mbledh Asamblenë e Përgjithshme per luften ne Ukraine

34
SHPËRNDAJE

Të hënën (28.02) zhvillohet një seancë e posaçme e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara pas agresionit rus në Ukrainë. Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara vendosi thirrjen e kësaj seance me shumicë votash. 11 nga 15 anëtarët votuan pro, Rusia votoi kundër. Kina, India dhe Emiratet e Bashkuar abstenuan.

Shtetet perëndimore shpresojnë që sa më shumë nga 193 vendet anëtare të OKB-së ta dënojnë agresionin e Rusisë kundër Ukrainës dhe të bëjnë me këtë të dukshme izolimin rus në shkallë ndërkombëtare. Seancat e posaçme të OKB janë shumë të rralla. Nga viti 1950 janë thirrur 10 seanca të tilla.

Sanksionet kundër bankave ruse hyjnë në fuqi

Sanksionet e zgjeruara të BE kundër Bankës Qendrore Ruse hyjnë në fuqi të hënën. Sipas të dhënave të presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ato parashikojnë ndalimin e transaksioneve me këtë institucion financiar. Po ashtu ngrijnë të gjitha vlerat e pasurive të kësaj banke në BE për të penguar, që me këto presidenti Putin të financojë luftën në Ukrainë.

Në kulmin e luftës në Ukrainë, von der Leyen bëri fjalë për pranimin e Ukrainës në BE. “Në plan afatgjatë ju vërtet bëni pjesë tek ne. Ju jeni një vend si ne dhe ne ju duam t’iu kemi këtu”, tha von der Leyen në një intervistë me Euronews. Anëtarësimi i mundshëm në BE ishte temë e në bisede telefonike mes von der Leyenit dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. “Kemi folur për vendime konnkrete për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Ukrainës, për ndihma makrofinanciare dhe anëtarësimin e Ukrainës në BE”, shkroi Zelensky në twitter.

SHBA: Ukraina po bën një rezistencë të fortë

Sipas të dhënave nga Pentagoni marshimi i trupave ruse po frenohet nga rezistenca e ashpër e ushtarëve ukrainas. “Ukrainasit po bëjnë një rezistencë të fortë”, tha një punonjës i Ministrisë së Mbrojtjes në Uashington. Vërehen tani ngushtica në karburant dhe logjistikë të trupave ruse, thuhet.

Ndërkohë njoftohet se nga Krimeja janë nisur shumë avionë bombardues dhe avionë gjuajtës në drejtim të Ukrainës. Sipas agjencisë ukrainase, Unian, tek objektivat ruse bëjnë pjesë Kievi dhe qytetet Mykolajiv, Çerson në jug dhe Karkivi në Lindje. Informacionet nuk mund të provohen nga palë të pavarura. Të dielën Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës bëri të ditur se kanë humbur jetën 352 civilë, mes tyre 14 fëmijë. 1684 vetë janë plagosur.

S'KA KOMENTE