OFL zbret ne Fier, kerkon deklarim te pasurise 4 shtetasve (...

OFL zbret ne Fier, kerkon deklarim te pasurise 4 shtetasve ( EMRAT)

8216
SHPËRNDAJE

Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar në Fier, ku iu ka çuar formularin për deklarimin e pasurisë katër personave, të cilët janë identifikuar si Fredi Genica, Sokol Murati, Fatmir Kajolli dhe Sokol Genica.

Njoftimi i OFL: Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

 

– F. G., banues në Fier, pasi Gjykata e Milanos, Itali, e ka dènuar me bùrg për veprën pènale “Organízatë kríminale, me qëllim trafíkim dròge”;

– S. M., banues në Fier, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet italiane kanë lëshuar urdhrin e árrestit për kryerjen e veprës penale “Tráfik ndèrkombëtar i lëndëve narkotike”;

– F. K., banues në Fier, pasi Gjykata Penale e Romës, Itali, ka vendosur dënimin e tij për veprën penale “Shoqatë kriminale, trafikim, prodhim dhe posedim i lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope”, ndërsa Gjykata Penale e Milanos, Itali, e ka dënuar për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale dhe shkelja e ligjit për narkotikët”;

– S. G., banues në Fier, i arrestuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotikëve”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

S'KA KOMENTE