OBSH i bën thirrje Evropës: “Nëse merren masa tani, shpëtohen mijera jetë

OBSH i bën thirrje Evropës: “Nëse merren masa tani, shpëtohen mijera jetë

154
SHPËRNDAJE

Vendosja e kontrolleve më të ashpra për të ndaluar Covid-19 mund të shpëtojë qindra mijëra jetë në Europë deri në muajin Shkurt, ndërkohë që kontinenti po has një rritje eksponenciale të infeksioneve, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Drejtori europian i Organizatës, Hans Kluge, i bëri thirrje qeverive që të angazhohen në përmbajtjen e valës së dytë të koronavirusit dhe tha se situate aktuale është “më shumë se kurrë, një periudhë pandemie”.  Infeksionet e reja po shënojnë 100,000 në ditë në Europë dhe rajoni ka regjistruar normën më të lartë javore të Covid-19 që prej nisjes së pandemisë.

“Është koha për t’u angazhuar. Mezashi për qeveritë është: mos u përmbani me këto veprime të vogla, në mënyrë që të shmangin veprimet e mëdha si karantina, që pamë në raundin e parë”, -tha Kluge. Më shumë se 38 milionë njerëz në të gjithë botën janë raportuar me Covid-19 dhe 1.1 milionë kanë vdekur.

Kluge përmendi projeksione nga modele të besueshme epidemiologjike dhe tha se nuk ishin optimiste për Europën.  “Këto modele tregojnë se politikat e lehtësuara mund të shkaktojnë deri në Janar 2021, një normë të vdekshmërisë ditore në 4-5 herë më të madhe se ajo e regjistruar në Prill”, – tha  ai.

Kluge shtoi se nëse merren masa si detyrimi i maskave dhe ndalimi i mbledhjeve në hapësira publike apo private, mund të shpëtohen thuajse 281,000 jetë deri në muajin Shkurt.

S'KA KOMENTE