Nuredin Dumani jetonte me qira në Fier, bashkëjetonte me një vajzë të...

Nuredin Dumani jetonte me qira në Fier, bashkëjetonte me një vajzë të huaj

1519
SHPËRNDAJE
Nuredin Dumani

Detaje të reja dalin në dritë nga arrestimi i Nuredin Dumanit, i shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare për disa krime. Mesohet se Dumani jetonte në një banese me qira ne lagjen ‘Apollonia’ në Fier, bashkë me një vajzë që nuk ishte nga Shqipëria. 

Dumani besohet se ka lidhje me ngjarjen që ndodhi rreth orëve të pasdites, ku në Elbasan, u gjet një mjet tip “BMW” i bërë shoshë nga plumbat, ku thuhet se ka ngelur edhe i plagosur.

Brenda mjetit u gjet gjithashtu 1.5 litra benzinë dhe një karikator i mbushur. Paraprakisht për këtë rast dyshohet se do të zhvillohej një krim, ndërsa është parandaluar pak para se të ndodhte. Vlen të përmendet se Dumani është një emër i njohur i drejtësisë. Ai dyshohet për vrasjen e vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela, si dhe katër të rinjve në Durrës. Këto ngjarje kanë ndodhur në vitin 2020.

Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

S'KA KOMENTE