Nuk ka ‘qetesi’ nga tërmetet në Shqipëri, ja sa goditje jane rregjistruar...

Nuk ka ‘qetesi’ nga tërmetet në Shqipëri, ja sa goditje jane rregjistruar brenda pak oreve

260
SHPËRNDAJE

Nuk ka qetësi nga lëkundjet sizmike.

Një tjetër pasgoditje është regjistruar në orën 18:01:27 minuta në Follorinë të Greqisë, por që është ndjerë edhe në pjesën e territorit shqiptar, Bilisht dhe zonat përreth.

Lëkundja ishte me magnitudë 3.6, me thellësi 11 km, 46 km në verilindje të Bilisht, që ndodhet Follorina, e cila nuk po gjen qetësi prej dy ditësh nga tërmetet.

Goditja më e fortë sot në Follorinë u regjistrua në orën 16:14 me magnitudë 4.3 ballë. Në total brenda 10 orësh në këtë zonë janë shënuar 6 pasgoditje.

Mbrëmjen e së dielës u regjistrua tërmeti më i fortë 6 ballë që u ndje thuajse në pjesën më të madhe të territorit të Shqipërisë.

S'KA KOMENTE