Njoftim i TIA per masat qe duhen zbatuar nese udhëtoni ne Itali...

Njoftim i TIA per masat qe duhen zbatuar nese udhëtoni ne Itali apo Greqi

430
SHPËRNDAJE

TIA ka dhënë një njoftim për të rikujtuar gjithë udhëtarët që duan të shkojnë nga Rinasi me aeroplan për në Greqi apo Itali.

Sipas informacionit zyrtar, për të dyja vendet është i detyrueshëm të plotësohet e printohet formulary PFL 24 orë para udhëtimit ose nuk ikën dot.

NJOFTIMI NGA TIA

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Italisë🇮🇹 dhe Greqisë🇬🇷,  ju rikujtojmë që është i detyrueshëm të plotësohet dhe printohet formulari PLF 24 orë para udhëtimit.

📍Në rast se ky formular nuk plotësohet brenda këtij afati, nuk udhëtoni dot.

📍Linku për formularin drejtë Italisë: https://app.euplf.eu/

📍Linku për formularin drejtë Greqisë: https://en.aegeanair.com/passenger-locator-form/

📍🇮🇹 Gjithashtu ju rikujtojme se për të udhëtuar drejt Italisë duhet të:

– Paraqitni rezultatin testit PCR 72 orë para nisjes ose testin antigjenik të 48 orëve të fundit, kjo vlen dhe për pasagjerët që janë të vaksinuar.

📍🇬🇷 Për të gjithë pasagjerët që udhëtojnë në Greqi kërkohet një nga këto kritere:

  1. Test COVID, ose
  2. Një dëshmi që personi e ka kaluar ose
  3. çertifikata e vaksininimit

📍Ju rikujtojmë se jemi në dispozion të çdo pasagjeri për t’i shërbyer sa më mirë, e në të njëjtën kohë, mbetemi besnikë të durimit dhe bashkëpunimit.

Faleminderit për mirëkuptimin

Tirana International Airport

S'KA KOMENTE