Një tjetër sasi me vaksina anti-covid vjen sot në Shqipëri

Një tjetër sasi me vaksina anti-covid vjen sot në Shqipëri

90
SHPËRNDAJE

Të tjera doza vaksinë anti-covid mbërrijnë sot në vendin tonë. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë. 

Mësohet se në Shqipëri kompania Pfizer do të sjellë 8190 doza të tjera, të cilat do t’i bashkohen këtij procesi. 

Aktualisht në vendin tonë po vijon me vaksinimin e bluzave të bardha, ndërsa iu nënshtruan këtij procesi të moshuarit në azile si dhe 24 personalitete të fushës së artit dhe kulturës. Kujtojmë se në 24 orët e fundit u regjistruan 1184 raste të reja dhe 13 humbje jetë.

S'KA KOMENTE