Nje telefonat e bariut për krisma armesh ne mesnate,alarmoi policinë e Fierit...

Nje telefonat e bariut për krisma armesh ne mesnate,alarmoi policinë e Fierit dhe Vlorës

3089
SHPËRNDAJE

Një bari lajmëroi policinë se kishte pasur të shtëna me armë midis fshatit Poro Ferras dhe Nosovelë të Vlorës ne

Menjëherë policia e Vlorës dhe ajo e Fierit u vu në alarm dhe dërguan patrullat për të bllokuar rrugët në zonën e “Urës së Mifolit”.

Ngjarja u raportua si një atentat, por mesa duket informacioni kishte qenë i rremë. Bariu kishte marrë në telefon punonjësin e policisë së zonës, të cilët shkuan në vendngjarje, por pasi pyetën disa nga banorët ata u shprehën se nuk kishin dëgjuar asnjë të shtënë.

Pasi është vënë re se nuk kishte asnjë gjurmë të një atentati, apo të të shtënave me armë, policia e Vlorës dhe e Fierit e ka ndërprerë informacionin

Njoftimi i nje dite me pare

Brësheri armësh janë dëgjuar ne mesnate në jug të vendit dhe ka alarmuar policitë e qarqeve të Fierit dhe Vlorës. Rreth orës 20:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatrat e njësisë administrative Novoselë.

Por breshëria e armëve ka alarmuar edhe Policinë e Fierit ne fshatrat e Ferrasit. Burime nga blutë e Vlorës bëjnë me dije se patrullat e policisë po kontrollojnë zonën në Bishan dhe Poro, por deri tani nuk janë konstatuar gëzhoja të armëve dhe sipas informacioneve të shtenat mund të kenë ardhur nga krahu i Fierit.

Patrulla janë ngritur edhe në Fier, ndërsa të dhënat e tyre thonë se të shtënat mund të jenë në Vlorë, ndaj mbetet e paqartë ku pati breshëri armësh konkretisht.

Banorë pranë urës së Mifolit që ndan qytetin e Fierit dhe Vlorës kanë dëgjuar breshëri automatiku, por nuk kanë arritur të konstatojnë se nga vinin.

S'KA KOMENTE