Nje person humb jeten 3 te tjere te plagosur ne nje aksident...

Nje person humb jeten 3 te tjere te plagosur ne nje aksident i rende ne Sarande

408
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë, në vendin e quajtur Krane.

Viktima është banor i fshatit Mursi, bashkia Konispol, ndërkohë që ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe 3 persona, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet e ksidentit.

S'KA KOMENTE