Një person hidhet nga ura, nxirret i vdekur nga lumi

Një person hidhet nga ura, nxirret i vdekur nga lumi

1914
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak me parë në qytetin e Beratit. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se një person është hedhur ne lumë nga ura në qytetit, duke gjetur vdekjen.

Mesohet se trupi i viktimës u nxor pa shenja jete në breg nga ekipi i MZSH-së.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe arsyet e ngjarjes së rëndë, ndërkohë që burimet në vendngjarje konfirmojnë se bëhet fjalë për një burrë rreth 70-vjeç. Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

S'KA KOMENTE