Një grua ka mbetur e plagosur pasi ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme në Tiranë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:25, në rrugën “Mine Peza”, ku një shtetase ende e paidentifikuar, aksidentalisht ka rënë nga lartësia e banesës ku jeton.
Ajo u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.