Niset për kurim në drejtim të Tiranës anëtari i LSI-së pasi u...

Niset për kurim në drejtim të Tiranës anëtari i LSI-së pasi u dhunua

649
SHPËRNDAJE

Luan Tare, anëtari i LSI-së, i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Poliçanit, pasi u rrah nga disa persona në afërsi të banesës së tij, është dërguar drejt Tiranës për marrjen e një kujdesi më të specializuar mjekësor.

Sipas dëshmisë së  Luan Tares (Pitikoja) ka qënë  Vëllai dhe nipi i kryebashkiakut të Poliçanit me 5 të tjerë ata të cilë e kanë rrahur. Skaneri ka konkluduar një “frakturë” në kokë, dhe për këtë shkak i dëmtuari është transportuar me ambulancë nga Spitali Rajonal Berat drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Kujtojmë se Tare pohon se është rrahur mbrëmjen e së mërkurës nga 7 persona afër Partisë Socialiste. Ai ka qënë duke hyrë në pallatin e tij kur është goditur me sende të forta në kokë e trup nga nipi dhe vëllai i kryetarit të bashkisë Poliçan, Adriatik Zotkaj dhe 5 persona të tjerë.Tare u dërgua fillimisht në Qendrën Shëndetësore “Pëllumb Dollani” në Poliçan, ku mori mjekimin e parë, ndërkohë që gjendja e tij filloi të përkeqësohej. Familjaret e Tares kanë kërkuar trajtim dhe ekzaminim më të specializuar për shkak se i dëmtuari nuk ndihej mire dhe për këtë arsye kanë kërkuar transportimin e tij me ambulancë në Spitalin Rajonal Berat.

Mjekja Alma Caka nuk pranoi përdorimin e ambulancës për transportin e të dëmtuarit drejt qytetit të Beratit. Mjekja Caka ka deklaruar se pas ekzaminimit të bërë prej saj rezulton se Tare ka marrë një hematomë të lehtë në krahun e majtë por nuk ka shembje të brendshme. Sipas Cakës, shenja që i dëmtuari kishte në kokë ishte një hematomë e lehtë përderisa pacienti orientohet në kohë dhe hapësirë dhe përderisa nuk ka të vjella. Mjekja Caka deklaroi se nuk e shikonte të arsyeshme ta niste Taren për në Spitalin Rajonal Berat por ta mbante në vëzhgim në Qendrën Shëndetësore në Poliçan.

S'KA KOMENTE