Nis sot viti i ri shkollor, mësimi me nga 30 minuta dhe...

Nis sot viti i ri shkollor, mësimi me nga 30 minuta dhe vaksinim i detyrueshëm për mësuesit

289
SHPËRNDAJE

Sot 27 shtator, të gjithë nxënësit rikthehen në bankat e shkollës. Fëmijët prej disa javësh zhvilluan mësim plotësues ndërsa sot fillojnë vitin e ri shkollor.

Mësimi do të fillojë në orën 08:00 dhe orët do të jenë nga 30 minuta, masë kjo që nxënësit mos qëndojnë gjatë në një ambient të mbyllur.

Dy ditë më parë Ministria e Shëndetësisë publikoi edhe urdhërin në lidhje me certifikatën e vaksinimit apo testimit, ku thuhej se arsimtarët janë të detyruar që të jenë të vaksinuar, ndryshe çdo javë duhet të bëjnë tampon dhe të paraqesin testin negative për Covid-19.

“Për studentët që nuk paraqesin Certifikatën e Vaksinimit Covid-19 apo kartën e vaksinimit, drejtuesit e Institucioneve të Arsimit Universitar të marrin masa për ofrimin e studimit në platforma alternative duke filluar nga 11.10.2021” thuhet në njoftim e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ditën e djeshme ministrja e Arsimit, Evis Kushi me një vido-mesazh teksa u uroj suksese nxënësve për vitin e ri shkollor, u bëri thirrje që të tregohen të kujdeshëm dhe të respektojnë të gjitha masat anti-Covid.

S'KA KOMENTE