Qindra qytetarë, mbështetës të opozitës, demokratë janë nisur nga rrethet për të marrë pjesë në protestën e thirrur sot nga Fronti Opozitar për shpëtimin e Shqipërisë.
Me mesazhet kyçe ‘Shqipëria në rrezik’ dhe ‘mos thuaj: ç’më duhet mua?’’, spoti i PD rithekson motivet e protestës dhe kërkon daljen nga apatia shoqërore.
Kryetari i PD, Sali Berisha, në një tur intensiv takimesh me aktorë shoqërorë ka kërkuar bashkimin rreth kauzave kombëtare si shpopullimi, çmimet e larta, ekonomia në rënie dhe shkombëtarizimi nëpërmjet Ballkanit të Hapur.
Nis protesta e thirrur nga opozita, qytetarët mblidhen në Bulevard, të tjerë marshojnë nga selia e PD
Nis protesta e thirrur nga opozita. Qytetarët janë mbledhur para Kryeministrisë. Ndërkohë një turmë tjetër ndodhet te Selia e PD, ku pas daljes së kreut të PD-së Sali Berisha do të marshojnë drejt Kryeministrisë