Nis procedura e zgjedhjes së Presidentit, fillon mbledhja e Konferencës së Kryetarëve

Nis procedura e zgjedhjes së Presidentit, fillon mbledhja e Konferencës së Kryetarëve

28
SHPËRNDAJE

Ashtu siç është përcaktuar, kanë nisur zyrtarisht procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës. Me mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve do të përcaktohet dhe axhenda për raundet e votimit në Kuvend.

Që në nisje të Konferencës së Kryetarëve, Enkelejd Alibeaj në emër të grupit të demokratëve deklaroi se ishte kundër datës 10 maj, raundit të parë të bisedimeve për zgjedhjen e presidentit, e propozuar nga PS. Sipas tij ky proces duhet të nisë më 24 maj. 

“Të caktohet dhe të procedohet me fillimin e procedurave për presidentin e ri dhe për caktimin e raundit të parë. Unë do kisha këto sugjerime. Së pari; përfaqësues të opozitës marrin pjesë në këtë proces, duke qenë si detyrim kushtetues dhe edhe ndaj publikut, shqiptarëve, detyrim që nuk duhet t’i shmangemi. Propozimi juaj është që sot data 4 maj, të konsiderohet si momenti kohor i fillimit të procesit të zgjedhjes së presidentit, dhe për rrjedhojë të jetë data 10, data e raundit të parë të votimit. Nuk jam dakord. Do të doja t’ju vija në dijeni juve se përse. Procesi i zgjedhjes së presidenti, është proces që duhet të jetë në shërbim të publikut. Është proces që zhvillohet për shkak të parashikimeve kushtuese, që zhvillohet trendi politikës, por duhet ti shërbeje publikut. Duhet të bëjmë zgjedhjet tona që publiku të jetë i mirinformuar. Për këtë arsye unë sugjeroj që si datë, si moment i shartimit të procesit në 24 maj. Besoj që do të duhet ta krijojmë këtë traditë që Konferenca e Kryetarëve pavarësisht propozimeve që i vijnë duke respektuar gjithmonë afatet Kushtetuese. Afati i fundit është 24 maj. Kushtetuta thotë që procesi do të duhet të thuhet të fillojë së paku në 24 maj.”, tha ai.

Kujtojmë se grupi i punës së ngritur nga maxhoranca, i përbërë nga Taulant Balla, Damian Gjinkuri dhe Elisa Spiropali, ka mbledhur propozimet e deputëtëve të PS-së të cilët kanë dorëzuar një zarf, me 3 emra kandidatësh.

Por nëse nuk ndodh kjo gjë, atëherë maxhoranca mund ta zgjedhë e vetme me 71 vota në raundin e 4-të dhe të 5-të presidentin e ri.

Po ashtu, Gjençaj tha se PS përveç propozimit të brendshëm përmes zarfeve, ka hapur dhe konsultimin me shoqërinë civile si dhe e-maili zyrtar ku priten propozimet nga qytetarët. Në fund të këtij procesi pritet të kemi dhe një përmbledhje të të gjitha emrave të kandidaturave, dhe më pas do të kalojnë në një filtër.

Në deklaratat e tij kryeministri Edi Rama ka përsëritur disa herë se maxhoranca i ka votat për të zgjedhur presidentin e ri, ndërsa ka përjashtuar mundësinë që kreu i shtetit do të jetë nga radhët e PS. Nga ana tjetër, PS është shprehur e gatshme për gjetjen e një emri konsensual me opozitën, por deri më tani gjasat janë të pakta për një emërues të përbashkët për kreun e shtetit.

S'KA KOMENTE