Nis parada per Diten e Fitores ne Moske/Fjalimi i Putin

Nis parada per Diten e Fitores ne Moske/Fjalimi i Putin

110
SHPËRNDAJE

Presidenti rus Vladimir Putin e ka nisur fjalimin e tij për Ditën e Fitores në Sheshin e Kuq të Moskës duke u thënë luftëtarëve rusë se tani po luftojnë për sigurinë e Rusisë.

Nuk kishte asnjë njoftim të madh në fjalimin e Presidentit Putin për Ditën e Fitores, siç kishin parashikuar disa.

Por në fjalimin e tij, kreu i Kremlinit u përpoq përsëri të justifikonte pushtimin e Rusisë në Ukrainë, duke thënë se NATO dhe Ukraina po krijonin kërcënime “të papranueshme për ne” në kufijtë e Rusisë.

Megjithatë, shumica e botës dhe organet ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara, e konsiderojnë Rusinë agresore dhe operacionin e Moskës në Ukrainë si një pushtim të paligjshëm.

Ai ka uruar veteranët për ditën e “fitores së madhe”. Dita e Fitores feston fitoren e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Putin vazhdoi fjalimin e tij duke thënë se “operacioni special ushtarak” i Rusisë në Ukrainë – atë që Kremlini e quan pushtim – ishte një masë e nevojshme dhe “në kohë”.

Ai thotë se ishte “vendimi i duhur” i një vendi të pavarur, të fortë dhe sovran.

Putin deklaroi se gjatë vitit të kaluar ka pasur tensione me vendet e tjera evropiane dhe NATO-n.
Ai tha se Rusia “i kërkoi Evropës të gjente një kompromis të drejtë, por ata nuk donin të na dëgjonin” dhe thotë se po përgatisnin një operacion ndëshkues në Donbas, në Ukrainën lindore, ku ai ka thënë se operacionet e Rusisë tani janë të fokusuara.

“Në Kiev ata thoshin se mund të merrnin armë bërthamore dhe NATO filloi të eksploronte tokat afër nesh dhe kjo u bë një kërcënim i dukshëm për vendin tonë dhe për kufijtë tanë. Gjithçka na tregonte se ekziston nevoja për të luftuar.”

Ai bëri thirrje për një minutë heshtje për rusët e vrarë në Luftën e Dytë Botërore, por edhe ushtarët që luftojnë për Rusinë në Donbas.

Putin deklaroi më tej se Perëndimi nuk donte të dëgjonte Rusinë dhe ata kishin plane të tjera. “Perëndimi,- tha ai,- po përgatitej për pushtim të tokës sonë”.

Trupat në Sheshin e Kuq brohoritën në fund të fjalimit të tij dhe himni kombëtar i Rusisë u luajt ndërsa gjuanin topat.

S'KA KOMENTE