Nis në Gjykatën e Lartë seanca për Saimir Tahirin, ish-ministri i pranishëm...

Nis në Gjykatën e Lartë seanca për Saimir Tahirin, ish-ministri i pranishëm në sallë

75
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, do të përballet sot në seancën e parë me Gjykatën e Lartë. Ai ka bërë rekurs në organin më të lartë të drejtësisë për shkak se është dënuar me 3 vite shërbim prove nga shkallët më të ulta të drejtësisë.

Dosja në ngarkim të Saimir Tahirit, do të jetë në dorën e kryesuesit Ilir Panda dhe relatorëve Sokol Sadushi e Ervin Pupe.

Mësohet se sot në seancë ka shkuar dhe vetë ish-ministri i Brendshëm, i cili në nisje të procesit është zotuar se do ta ndjekë çështjen e tij deri në fund sepse është i pafajshëm. Kur nisi procesi ndaj tij, Saimir Tahiri dhe dorëheqjen nga posti i deputetit për të vazhduar përballjen me drejtësinë.

Saimir Tahiri ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë vetëm për ‘shpërdorim detyre’, akuzë që u konvertua në 3 vite shërbim prove, dhe teksa pritej të shpallej i pafajshëm nga Gjykata e Apelit me vendim të formës së prerë, kjo e fundit e ka kthyer sërish mbrapsht çështjen. Tashmë, ish-ministri do të vazhdojë betejën në Gjykatën e Lartë.

S'KA KOMENTE