Nis ne Fier vaksinimi me dozen e trete te vaksines anti-covid per...

Nis ne Fier vaksinimi me dozen e trete te vaksines anti-covid per personat mbi 60 vjec

90
SHPËRNDAJE

Nis ne Fier doza e trete e vaksines anti covid per personat mbi 60 vjec dhe doza e pare per moshen mbi 16. Sipas drejtueses se Njesise Vendore te Kujdesit Shendetesor ne Fier Mirela Mitre , jane njoftuar drejtorite e shkollave per listimin e nxenesve mbi 16 vjec per marrjen e vaksines nderkohe edhe ne qendrat shendetesore mjeket e familjes kane te listuar personat mbi 60 vjec qe kane marre dy dozat dhe jane gati te marrin dozen e trete.Mitre eshte shprehur se ne dispozicion te kryerjes se procesit te vaksinimit ka nje sasi te nevojshme vaksinash per qytetaret .Ka nje interesim te ulet ne qendrat shendetesore per marrjen e vaksines nga qytetaret dhe kjo per arsye te ndikimit te teorive konspirative . Megjithate nga ana e mjekve te familjes si dhe e fushates sensibilizuese dere me dere eshte bere e mundur qe ne Fier , Patos e Roskovec te kemi nje shifer prej 122 mije te vaksinuar me doza te para dhe te dyta me vaksinen anti covid . Kujtojme se Fieri renditet i dyti ne vend , pas Tiranes , per numrin e larte te infektimeve me Covid. Ne 24 oret e fundit ne Fier numerohen 880 te infektuar nderkohe qe nga ana e strukturave shendetesore kerkohet te behet vaksinimi masiv per te mundesuar mbrojtjen e popullates nga infektimet.

S'KA KOMENTE