Nis ndertimi i parkut fotovoltaik ne Karavasta

Nis ndertimi i parkut fotovoltaik ne Karavasta

156
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministra dhe deputetë socialistë, kanë qenë sot në Divjakë, ku ka nisur ndërtimi i Parkut fotovoltaik të Karavastasë, që sipas qeverisë do të jetë parku më i madh i energjisë diellore në rajon, me kapacitet 140 MGW në një sipërfaqe 120 hektarë.

Sipas Ramës në bashkëpunim me liderin botëror në sektorin elektroenergjetik, kompaninë franceze Voltalia, ky është një tjetër hap i rëndësishëm drejt pavarësisë energjitike të Shqipërisë. Në fjalën e tij në këtë ceremoni, Rama falenderoi për këmbënguljen Erion Braçen, por në fakt duartrokitjet i mori ministrja Belinda Balluku që sipas kreut të qeverisë ka bërë një punë jo të lehtë përgatitore.

“Meqënëse kemi marrë së fundi shumë ankesa për vonesa, situata e axhendës së fluturimeve është në një situatë të rëndë. Më vjen shumë mirë që jemi sot këtu pas një pune të gjatë parapërgatitore, për të hyrë në fazën përfundimtare, që është faza e ndërtimit të parkut më të madh me energji diellore në Ballkan.

Më vjen shumë mirë që dje për rastësi kemi folur me presidentin francës për investimin e Voltalia-s në Shqipëri, më vjen shumë mirë që këtu mbaron i gjithë tensioni i Erion Braçes për realizimin e kësaj vepre.

Meriton të gjithë falenderimet për këmbënguljen dhe ndihmën që ka dhënë së bashku me autoritetet lokale, në lehtësimin e këtij procesi. 

Edhe pse ka bërë thjesht detyrën Belinda meriton një vlerësim të posatshëm, pasi procesi ka qenë sfidues, dhe një histori suksesi duke nisur nga çmimi”, u shpreh Rama, ndërkohë që për ministren nuk munguan as duartrokitjet e të pranishmëve.

S'KA KOMENTE