Nis hetimi i Metës, procesi do ndiqet nga ekspertë ndërkombëtarë

Nis hetimi i Metës, procesi do ndiqet nga ekspertë ndërkombëtarë

74
SHPËRNDAJE

Komisioni Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Ilir Metës ka nisur sot hetimin e Presidentit. Kërkesa për shkarkimin e Metës u bë nga një grup deputetësh të Partisë Socialiste, pas vendimit të tij për të anuluar 30 qershorin si datë zgjedhjesh dhe për të dekretuar 13 tetorin për zgjedhjet vendore.

Ditën e sotme, Komisioni Hetimor ka nisur hetimin e Metës dhe pritet të kontrollojë ligjshmërinë e akteve të Presidentit.

Disa prej anëtarëve të komisionit kanë kërkuar edhe ekspertë ndërkombëtarë në këtë proces, ndërsa plani paraprak i hetimit është miratuar nga komisioni.

Zeneli dhe Fino: Të merret ekspertizë vendase dhe ndërkombëtare për hetimin.

Alimadhi: T’i vendosim gjërat saktësisht. Dekretin e Presidentit e mori në shqyrtim dhe vendosi KQZ. Përderisa ne i japim të drejtë Presidentit, mendoj se KQZ duhet të jetë pjesë e thirrjes. Kuptoni një gjë, akti i Presidentit dhe vendimi i KQZ do jetë debati më i fortë.

Zeneli: Hapat e ndërmarra mbi planin hetimor të jenë në mënyrë proporcionale me hapat e ndërmarra për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Manja: Në fakt, ky komision ka një afat tre-mujor për të përmbyllur punën në funksion të hetimit të përcaktuar nga Parlamenti. Nëse nuk do ta përmbyllim punën, do kërkojmë zgjatje të afatit.

Ne shpresojmë që Gjykata Kushtetuese do të ngrihet shumë shpejt. Ne si komision kemi një afat që na e ka përcaktuar Kuvendi, kështu që sugjerimi juaj është me vlerë, por jemi të detyruar të respektojmë afatin. Baza e këtij komisioni është Kushtetuta.

S'KA KOMENTE