Rinis vaksinimi ne Fier dhe kete te shtune kane nisur te marrin dozen e dyte me shume se 80 mjeke dhe 60 infermiere, ndersa po te njejtit proces po i nenshtrohen edhe 55 banore dhe staf i shtepise se te moshurve ne Fier.
Dozen e pare te Pfizer e kane marre edhe nje pjese e mire e stafeve te qendrave shendetesore dhe do te vijohet me pjesen e mbetur.
Gjate ketyre diteve, edhe pse me nje shkeputje te vogel, kane marre dozen e pare edhe pensionistet mbi 80 vjec, te cilet jane evidentuar dhe kontaktuar nga mjeket e familjes.
Burime prane NjShKV Fier kane bere me dije se personat qe kane marre dozen e pare te vaksines Pfizer, do te marrin po te njejten vaksine.
Deri me sot ne Fier, vaksines i jane nenshtruar 1026 persona ne total dhe nuk ka mungese te vaksines. Ruajtja e saj behet ne kushte maksimale dhe asnje doze nuk ka shkuar dem.
Fatmiresisht asnje person nuk ka paraqitur probleme shendetesore pas injektimit te vaksines./Neoalb/