Në ceremoninë e ngritjes së flamurit të Europës pas çeljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, në oborrin e kryeministrisë, Edi Rama nuk kurseu kritikat në drejtim të opozitë.
Sipas tij grupi i parë i opozitës është i padëshirueshëm dhe bie ndesh me frymën e Integrimit, ndërkohë që grupi i dytë ka frikë ti përgjigjet pozitivisht ftesës nga frika e të parit.
Duke iu referuar këtu pa dyshim grupit që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj. Në këtë ceremoni kanë qenë të pranishëm drejtuesit e institucioneve më të rëndësishme në vend, përfshirë dhe ambasadorët e disa prej vendeve partnere, kryesuar nga Yuri Kim.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Të dashur miq, të dashur të ftuar, shumë të dashur shqiptarë, sot është një ditë e re për Shqipërinë, ju falenderoj që jeni këtu bashkë me mua, për ceremoninë e ngritjes së flamurit të BE. Prania juaj është më shumë se protokollare, pasi ju dhe institucionet tuaja jeni kontributorë të shtrimit të rrugës së integrimit të Shqipërisë.
Ky moment shënon ngritjen në një nivel tjetër të detyrimeve me shoqërinë dhe qytetarët shqiptarë. Do të kisha dashur shumë që sot të ishte këtu dhe opozita, sepse ky nivel i ri marrëdhëniesh i Shqipërisë me BE, natyrshëm kërkon një marrëdhëie të re mes qeverisë dhe opozitës, sot për sot opozita bie ndesh me frymën e BE, që nga korrupsioni domethënës te minimi i demokracisë, dhe pjesa tjetër që ndryshon nga e para vetëm se nuk ka damkën e të padëshirueshmve.
Këta të dytët edhe kur i fton nuk vijnë nga frika e të parëve.
Në fjalën e tij Rama falenderoi në mënyrë të veçantë ish-ambasadorë që kanë shërbyer në vendin tonë, që nga Donald Lu, te Luigi Soreca dhe Romana Vlahutin.