Ngrihet alarmi! Rusia kërcënon Britaninë e Madhe

Ngrihet alarmi! Rusia kërcënon Britaninë e Madhe

285
SHPËRNDAJE

Rusia ka kërcënuar Britaninë e Madhe në lidhje me deklaratat e bëra nga ministri i forcave të armatosura, se do të mbështeste Ukrainën, nëse vendoste të sulmonte Moskën.

Ministria ruse e mbrojtjes ka paralajmëruar për një “përgjigje proporcionale” të menjëhershme nëse Britania vazhdon “provokimin e drejtpërdrejtë” për të goditur objektivat në Rusi, raporton Reuters.

Ministria citoi deklaratat e ministrit James Heappey, që thoshte se Britania mbështet trupat ukrainase që kryejnë sulme në territorin rus. Duke folur më herët sot, Heappey tha se “nuk është domosdoshmërisht problem” nëse Ukraina përdor armë të dhuruara nga Britania.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha:

Ne dëshirojmë të nënvizojmë se provokimi i drejtpërdrejtë i regjimit të Kievit nga Londra në veprime të tilla, nëse veprime të tilla kryhen, do të çojë menjëherë në reagimin tonë proporcional.

Siç kemi paralajmëruar, Forcat e Armatosura Ruse janë në gatishmëri gjatë gjithë orarit për të nisur sulme hakmarrëse me armë me precizion të lartë me rreze të gjatë veprimi në qendrat vendimmarrëse në Kiev.

Ministria shtoi se nëse do të kryheshin sulme të tilla ruse, nuk do të ishte domosdoshmërisht problem nëse përfaqësuesit e një vendi të caktuar perëndimor do të ndodheshin në ato “qendra vendimmarrëse” në Kiev.

S'KA KOMENTE