Ngjarjet ne 24 oret e fundit ne Fier

Ngjarjet ne 24 oret e fundit ne Fier

169
SHPËRNDAJE
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 08.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për shtetasin A. Xh., vjeç 33, banues në fshatin Dermenas, Fier, pasi ka aplikuar me të dhënat personale të falsifikuara për t’u pajisur me një dokument zyrtar. Neni 189 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Fier
Më datë 08.8.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen E. M., vjeçe 34, banuese në Fier, pasi ish bashkëshorti D. Muçaj., vjeç 43, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Më datë 08.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin A. L., vjeç 38, banues në fshatin Arapaj, Roskovec, pasi rreth orës 10:00, në në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes M. L., vjeçe 17, e cila është me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier. Neni 321/2 i Kodit Penal.
Më datë 08.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin E. G., vjeç 35, banues në Tiranë, pasi nëpërmjet telefonit, ka shqetësuar shtetasin A. B., vjeç 32, banues në Fier. Neni 275 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE