Ngjarjet ne 24 oret e fundit ne Fier

Ngjarjet ne 24 oret e fundit ne Fier

309
SHPËRNDAJE

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 07.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin Q.H., vjeç 61, banues në Fier, pasi në lagjen “15 Tetori”, duke drejtuar mjetin tip “KIA”, është përplasur me motorin tip “Skygo”, të drejtuar nga shtetasi S.B., vjeç 63, banues në Mbrostar Ferko, i cili është dëmtuar dhe pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë  08.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R.K., vjeç 67, banues në Vlorë, pasi në Patos, duke drejtuar në gjendje të dehur motorin tip “Yamaha”, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar bashkëshortja, shtetësia Z.K., vjeçe 63, e cila pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 07.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin B.Sh., vjeç 66, banues në fshatin Vaqar Tiranë, pasi në aksin rrugor Fier-Lushnje, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 07.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasin M.Gj., vjeç 26, banues në Laç, Kurbin, pasi më datë 06.10.2018, në aksin rrugor Fier-Lushnje, duke drejtuar kamionin tip “Iveco”, është përplasur me mjetin tip “Rulot”, me drejtues shtetasin H.J., vjeç 68, për pasojë është dëmtuar bashkëshortja, G.E., vjeçe 71, e cila pasi mori mjekim në spital, u largua. Neni 290 i Kodit Penal.

 

S'KA KOMENTE