Ngjarjet dhe veprat penale ne 24 oret e fundit ne Fier

Ngjarjet dhe veprat penale ne 24 oret e fundit ne Fier

34
SHPËRNDAJE

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Seksioni për narkotikët

Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë Fier, për shtetasin G. Ç., vjeç 32, banues në Fier, pasi i ka vjedhur në banesë një sasi eurosh motrës së tij, shtetases A. Gj. vjeçe 29, banuese në Fier. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, iu gjetën e iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa fishekë dhe 4.3 gr, bimë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa. Nenet 283/1, 134 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë Fier, për shtetasin M. D. vjeç 58, banues në Çeligrad Fier, pasi në aksin Rrugor Fier-Seman, duke drejtuar mjetin tip “Iveko”, është përplasur me mjetin tip “Lançia”, me drejtues shtetasin K. G. vjeç 27, banues në Fier, ku për pasojë është dëmtuar shtetasi K. G. dhe pasagjeri i tij, shtetasi T. S. vjeç 47, banues në Fier, të cilët pasi kanë marrë ndihmë mjekësore në spital, janë larguar për në banesë.  Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së  Parë Vlorë, për shtetasin me iniciale K. M., vjeç 18, banues në fshatin Kuqan Elbasan, pasi në Divjakë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Pelikanit”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 06.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së  Parë Vlorë, për shtetasin R. G. vjeç 18, banues në Lushnjë, pasi në  lagjen “Gafurr Muço”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE