Ngjarjet dhe arrestimet ne Fier ne 24 oret e fundit , njoftimet...

Ngjarjet dhe arrestimet ne Fier ne 24 oret e fundit , njoftimet nga policia

2228
SHPËRNDAJE

DVP Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin F. B., 42 vjeç, banues në Ardenicë, Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj xhaxhait të tij.

Po nga këto struktura u procedua penalisht shtetasi K. Gj., 29 vjeç, banues në Elbasan për veprën penale “Shpërdorimi i tokës” pasi në fshatin Thanasaj, ka filluar punimet në një sipërfaqe toke prej 1 hektarë (në pronësi të kompanisë në të cilën ky është adminitrator) duke e mbushur këtë tokë are me inerte duke i ndryshuar asaj destinacionin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. K., 60 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin R. N., 55 vjeç, banues në Fier, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Fier/Informacion paraprak.
Sot rreth orës 10:40, në lagjen “15 Tetori” Fier, shtetasja B. H , 30 vjeçe, banuese në Fier, duke drejtuar automjetin tip “Nissan” ka përplasur shtetasin B. Gj., 67 vjeç, cili ishte duke udhëtuar me biçikletë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

S'KA KOMENTE