Ngjarjet , arrestimet dhe veprat penale ne 24 ore ne Fier

Ngjarjet , arrestimet dhe veprat penale ne 24 ore ne Fier

873
SHPËRNDAJE

DVP Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

-D. H., 57 vjeç, banues në Mallakastër, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Opel” në gjendje të dehur.

-B. C., 44 vjeç, banues në Fier, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u procedua penalisht shtetasi K. Ç., 39 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta ka kanosur me fjalë shtetasin I. Ç, 49 vjeç, banues në Fier.

Po nga këto struktura u procedua penalisht një shtetas 16 vjeç, pasi për motive të dobëta ka kanosur me fjalë shtetasin A. B., 19 vjeç, banues në Fier.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u proceduan penalisht shtetasit A. H., 29 vjeç dhe M. B., 23 vjeç, pasi gjatë një konflikti të çastit dyshohet se kanë goditur me grushta shtetasin E. M., 26 vjeç.

Në rrugën e fshatit Kalenjë, Mallakastër, në ecje e sipër ka marë flakë automjeti tip “Volvo” me drejtues shtetasin A. L., 54 vjeç. Nga veprimet rezultoi se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet.

U referuan materialet për vlerësim në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë pasi në fshatin Imësht, Lushnjë, është gjetur nga familjarët i vetëvarur në banesën e tij shtetasi R. B., 75 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

S'KA KOMENTE