Ngjarje rende ne Shqiperi/Nëna lind fëmijën dhe e fut në valixhe, foshnja...

Ngjarje rende ne Shqiperi/Nëna lind fëmijën dhe e fut në valixhe, foshnja ndërron jetë

1239
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Korçë, ku një grua ka lindur fëmijën dhe më pas e ka futur në një valixhe, ku për pasojë foshnja ka ndërruar jetë.Ngjarja ka ndodhur në lagjen 15 të qytetit, ndërkohë që mësohet se nën ka probleme të shëndetit mendor dhe e ka lindur fëmnijën në shtëpi, ku jetonte e vetme. Trupi i foshnjes është dërguar në morgun e qytetit.

Korçë/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, shtetasi K. A., (emigrant në Greqi) ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Korçë, se ka gjetur në banesën e tij, në lagjen nr. 15, Korçë, një foshnjë të pajetë.

Bashkëshortja e tij, e cila vuan nga sëmundje të shëndetit mendor është transportuar në maternitetin e qytetit, për ekzaminime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

S'KA KOMENTE